martedì 25 giugno 2013

SHKRIMI I PJESËZAVE DHE PARAFJALËVE

SHKRIMI I DISA PJESËZAVE DHE PARAFJALËVE
§ 62

Trajtat foljore që formohen me do të shkruhen zakonisht të plota: do të shkoj, do të shkoja, do të kem shkuar, do të kisha shkuar etj.

§ 63
Pjesëza , që vihet përpara lidhores ose përpara pjesores, shkruhet rregullisht në të gjitha rastet e përsëritjes së trajtave foljore përkatëse bashkë me parafjalët që mund të ketë përpara (për, me): jetojmë, punojmë dhe mendojmë si revolucionarë etj.; për të studjuar, për të kuptuar dhe për të zbatuar drejt udhëzimet; me të arritur e me të parë gjendjen, ai mori masa etj. (dhe jo: të jetojmë, punojmë dhe mendojmë si revolucionarë; me të arritur e parë gjendjen, ai mori masa etj.).


§ 64

Pjesëza duke e përcjellores shkruhet në të gjitha rastet e përsëritjes së kësaj trajte foljore; në raste mohimi, bash me të përsëritet dhe pjesëza mos: ata shkonin duke kënduar e duke brohoritur; duke parë e duke bërë; duke mos njohur e duke mos marrë parasysh rrethanat etj.

§ 65
Pjesëza pa përpara pjesores shkruhet rregullisht në të gjitha rastet e përsëritjes së kësaj trajte foljore: pa u lodhur e pa u përpjekur nuk bëhet gjë; pa punuar, pa ujitur e pa plehëruar mirë tokën, nuk merren prodhime të mëdha.

§ 66
Parafjalët në, te (tek), me, nga, prej e të tjera si këto zakonisht përsëriten në shkrim, sa herë që bashkërenditen dy a më shumë emra a përemra, me të cilët ato lidhen: pranverë, verë, vjeshtë e dimër etj.; te ilirët, te trakasit e te popujt e tjerë etj.; me të ngrënë e me të pirë; me hekur e me zjarr; me mish e me shpirt; me thonj e me dhëmbë etj.; nga Elbasani, nga Gjirokastra e nga Vlora etj.; prej Himare e prej Mirdite; as në sjelljet, as në fytyrën e tij nuk vërehej shenjë tronditjeje; nga shtati, nga dituria, nga fjala nuk kishte shok etj.

Këto parafjalë mund të mos përsëriten për arsye të caktuara kuptimore ose stilistike: fshatra e qytete; me shokë e shoqe; u nisën delegatët nga Shkodra, Durrësi, Berati e Korça; qindra partizanë, me pushkë e mitraloza, u turrën mbi armikun; shkolla jonë socialiste kërkon nga mësuesit e pedagogët një stil të ri pune etj.

Gjuha shqipe - Drejtshkrimi i gjuhës shqipe