GJINIA ASNJANËSE - FJALËT E GJINISË ASNJANËSE
MADH (të)
|
Vlera a madhe e dikujt a e diçkaje, rëndësia;
|
madhështi; krenari. Të madhtë e tij. Mbahej më të
|
madh krenohej, ishte mendjemadh; mburrej.
|
MAJMË (të)
|
Të qenët i majmë, majmëri (për kafshët e për njerëzit).
|
U sëmur (e ka) nga të majmët.
|
MBARË (të)
|
Ana e mbarë; e mbara, mbarësia. E ktheu së mbari.
|
Filloi së mbari. Mori (për) së mbari.
|
MENDUAR (të)
|
Veprimi sipas kuptimit të foljes mendohem.
|
MIRË (të)
|
E mira, Me të mirë me fjalë të mira
|
MISH (të)
|
Mish. Iu ngjeth (iu drodh) mishtë
|
MUGËT (të)
|
Mugëtirë. Të mugëtit e mbrëmjes (e mëngjesit). Që në
|
të mugët. Filloi (ra) të mugëtit.
|
NDENJUR (të)
|
1. Qëndrimi në një vend pa lëvizur, në mënyra të
|
ndryshme, ndenjje. Të ndenjurit në këmbë (shtrirë). Të
|
ndenjurit në karrige (në tryezë). Të ndenjurit drejt
|
(shtrembër) në bankë. Iu mpi trupi (iu mpinë
|
këmbët)nga të ndenjurit.
|
2. Të ndenjurat.
|
NDOTË (të)
|
Ndotja
|
NDYTË (të)
|
Ndjenja e neverisë, krupë, ndot. Më vjen të ndytë.
|
Kam të ndytë.
|
NGRËNË (të)
|
Ngrënie; e ngrëna. Është e shijshme në të ngrënë. E
|
ka të ngrënët me zor. I hiqte vetëm të ngrënët.
|
NGROHTË (të)
|
Gjendje e ajrit a e klimës me temperaturë disi të ngritur,
|
ngrohtësi; mjedis (që të mban ngrohtë a që të bën ta
|
ndiesh veten ngrohtë); kund. të ftohtë. Kam të ngrohtë
|
ndiej ngrohtësi. E ndiej të ngrohtët. Bimët duan të
|
ngrohtë. E vënë (e mbajnë) ngrohtë.
|
NGRYSUR (të)
|
Koha kur fillon të erret, mbrëmja. Ndaj të ngrysur. Erdhi
|
më të ngrysur
|
NGJARË (të)
|
Ka të ngjarë: ka mundësi, mund të ndodhë; duket se
|
kështu është. Ka pak (shumë) të ngjarë. Ka të ngjarë
|
të jetë ashtu. Ka të ngjarë që nuk e dinte.
|
NGJESHUR (të)
|
Ngjeshje. Me të qeshur e me të ngjeshur.
|
NGJYER (të)
|
Gjizë e thërrmija djathi, të holluara me qumësht ose me
|
shëllirë; gjellë e lëngët, që mund të hahet duke ngjyer
|
kafshatën në të. I nxori ca të ngjyer.
|
NUHATUR (të)
|
Njëra nga të pesë shqisat: mundësia dhe aftësia për të
|
kapur e për të dalluar erërat e sendeve; nuhatje.
|
Organi i të nuhaturit. Me anë të të nuhaturit.
|
NXEHTË (të)
|
Gjendje e ajrit a e klimës me temperaturë të lartë,
|
nxehtësi, vapë; mjedis që të mban nxehtë a që të bën ta
|
ndiesh veten të nxehtë. Të nxehtë i madh. Kam të
|
nxehtë ndiej nxehtësi. E duron të nxehtët. I kullojnë
|
djersët nga të nxehtët. Bimë që nuk duan të nxehtë.
|
NJOHUR (të)
|
Njohje.
|
PAGUAR (të)
|
Pagim.
|
PAKËT (të)
|
Të fikët. I ra të pakët.
|
PANGRËNË (të)
|
Të qenët i pangrënë, gjendja e atij që nuk ka ngrënë
|
fare ose nuk ka ngrënë sa duhet; mungesë e
|
vazhdueshme e ushqimit; uri. I dobësuar (i këputur)
|
nga të pangrënët. I erdhi nga të pangrënët. I
|
preheshin këmbët nga të pangrënët. Vdisnin nga të
|
pangrënët.
|
PARË (të)
|
1. Njëra nga të pesë shqisat: mundësia dhe aftësia për
|
të parë botën që na rrethon me anë të syrit Organi i të
|
parit. Çrregullime të të parit. Higjiena e të parit. Iu
|
dobësua të parët.
|
2. Vajtja e nuses për herë të parë te prindërit e vet pas
|
martesës, pasi. Shkonte nusja në të parë.
|
PASKRYE
|
Pjesa e prapme e kokës që nga buti e deri te zverku.
|
PËGËRË (të)
|
Jashtëqitje (zakonisht për foshnjat).
|
PËRZIER (të)
|
Gjendja kur na trazohet ushqimi në stomak dhe na vjen
|
për të vjellë; ajo që ndiejmë kur jemi në një gjendje të
|
tillë. Më vjen një e përzier. Ka të përziera.
|
PËSHTIRË (të)
|
Neveri a krupë që ndiejmë për dikë ose për diçka. Më
|
vjen të pështirë.
|
PËSHTJELLË (të)
|
Të vjellë, të përzier. I çohet të pështjellët i vjen për të vjellë.
|
PREKUR (të)
|
Njëra nga të pesë shqisat: mundësia dhe aftësia për të
|
ndijuar e perceptuar diçka me anë të lëkurës a duke e
|
prekur; prekje. Shqisa e të prekurit.
|
PRERË (të)
|
Kalim drejtpërdrejt përmes një hapësire, kalim mes për
|
mes, në rrugën më të shkurtër. I ranë fushës (pyllit) me
|
të prerë i ranë mes për mes, trup.
|
QARË (të)
|
Qarje. Të qarët me ngashërim. Nisi të qarët. Ia krisi të
|
qarit. E mbyti të qarët. Iu skuqën sytë nga të qarët.
|
QENË (të)
|
Gjendja sipas kuptimit të foljes jam. Të qenët i kuptueshëm.
|
Të qenët i pandryshueshëm. Të qenët i palodhur.
|
QESHUR (të)
|
Qeshje
|
QËLLUAR (të)
|
Veprimi sipas kuptimit të foljes qëlloj.
|
REGJUR (të)
|
Regjje. Mori të regjur (liri) u regj.
|
REGJURA (të)
|
Turshitë.
|
RËNDË (të)
|
Peshë, rëndësi. I heq (i mbaj) të rëndët. U shkarkua
|
(u lehtësua) nga të rëndët. Çalon nga të rëndët.
|
RI (të)
|
Mosha e re, mosha e rinisë; Shkoi (kaloi) të ritë. Gëzoi (humbi)
|
të ritë. (Si) në të ri. Që në të ri. Gëzofsh të ritë!
|
RRUAR (të)
|
Rruajte
|
SOSUR (të)
|
Veprimi sipas kuptimit të foljes sos, sosem.
|
S`ka të sosur, është me shumicë të madhe
|
SHARË (të)
|
Sharje. Vuri të sharët, filloi të shante. S`pushon
|
së shari. S`bëhet gjë me të sharë.
|
SHIJUAR (të)
|
Njëra nga të pesë shqisat, mundësia dhe aftësia për të
|
dalluar shijen e diçkaje, nëse një ushqim a një send
|
tjetër që shtiem në gojë është i ëmbël, i hidhur, i thartë, i
|
kripur etj. Shqisa e të shijuarit. Organet e të shijuarit.
|
SHKREPUR (të)
|
Shkrepje
|
SHKRUAR (të)
|
Shkrim
|
SHKUAR (të)
|
Shkruarje
|
SHPREHUR (të)
|
Shprehje
|
TEKUR (të)
|
Veprimi sipas kuptimit të foljes teket.
|
E bën me të tekur e bën kur t'i teket.
|
E ka me të tekur e bën diçka kur t'i teket ose si t'i teket.
|
THATË (të)
|
Thatësi, thatësirë; të qenët i thatë. I prishi të thatët
|
pemët (perimet). S’e duron dot të thatët. Po mban të
|
thatë i madh. S’prashitet në të thatë.
|
THËNË (të)
|
Veprim sipas kuptimit të foljes them.
|
Me të thënë e me të bërë.
|
S’është me të thënë, por me të dhënë
|
UJË
|
1. Uji
|
2. Ujët e hollë
|
VERDHË (të)
|
1. Verdhëza. U pek nga të verdhët.
|
2. Të fikët. I ra të verdhë.
|
VËSHTIRË (të)
|
Të pështirë. Më ngjall (më shkakton) të vështirë. Më
|
vjen të vështirë kur e shoh.
|
VJELË (të)
|
Vjelje.
|
VJELLË (të)
|
Vjellje. I nxiti të vjellët. I plasi të vjellët. Më vjen të vjellë
|
më përzihet, më vjen për të vjellë.
|
ZBEHTË (të)
|
Zbehtësi
|
ZI (të)
|
1. Ngjyra e zezë, e zeza; bojë e zezë. Të zitë e korbit.
|
Vinte të zi në flokë.
|
2. Kujtimi i dikujt që ka vdekur, zia; rrobat e zeza që
|
vishen në rast vdekjeje, të zezat. Hoqi të zitë. Veshur
|
në të zi.
|
GJINIA ASNJANËSE - FJALËT E GJINISË ASNJANËSE