martedì 25 giugno 2013

NJ-JA NË TRUP E NË FUND TË FJALËS

NJ-JA NË TRUP E NË FUND TË FJALËS
§ 29
Shkruhen me nj e jo me j:
a) emrat femërorë me nj në trup të fjalës: banjë, bitonjë, brinjë, finjë, gështenjë, mushkonjë, rrëfenjë, rrënjë, shkronjë, shushunjë, thinja-t, ulkonjë, zonjë etj.;

b) mbiemrat e formuar nga një temë më -nj: (i, e) florinjtë, (i, e) drunjtë, (i, e) grunjtë, (i, e) penjtë etj.; po kështu (i, e) shenjtë, (i, e) shtrenjtë;


c) trajtat e shumësit të emrave mashkullorë më zanore të theksuar ose më -ua: arinj (ari), barinj (bari), batakçinj (batakçi), çiliminj (çilimi), kallajxhinj (kallajxhi), kallinj (kalli), kërcinj (kërci), kushërinj (kushëri), minj (mi), mullinj (mulli), sharrëxhinj (sharrëxhi), turinj (turi), ullinj (ulli), etj.; po kështu shkruhet shumësi i mbiemrave më -i të theksuar: të rinj (i ri) etj.; budallenj (budalla), maskarenj (maskara) etj.; heronj (hero) etj.; drunj (dru), hunj (hu), kërcunj (kërcu) etj.;  dragonj (dragua), ftonj (ftua), përrenj (përrua), thonj (thua) etj.

Me -nj shkruhen edhe trajtat e shumësit të emrave mashkullorë si gjarpinj, gjarpërinj (gjarpër), lëmenj (lëmë), lumenj (lumë), priftërinj (prift), shkëmbinj (shkëmb), thelpinj (thelb) etj.

Shënim. Shkruhen me -j shumësat: kufij (kufi), të këqij, të këqija (i keq, e keqe).



Gjuha shqipe - Drejtshkrimi i gjuhës shipe