SHKRIMI I DATAVE
§ 102
Kur në datat e plota muaji shkruhet me shifra (arabe ose romake), pas shënimit të datës dhe të muajit vihet një pikë:
20.VII.1973 ose 20.7.1973 (dhe jo 20/7/1973 ose 20-VII-1973) etj.
§ 103
Kur në datat e plota muaji shkruhet me shkronja, nuk vihet asnjë shenjë midis ditës, muajit dhe vitit:
23 janar 1943, 4 mars 1983 etj.
§ 104
Në shkrimin e datave, pas emrit të vendit vihet presje dhe para shifrës që shënon datën, në shkresat zyrtare, vihet parafjala më: Tiranë, më 19.II.1948; Shkodër, më 5 tetor 11972 etj. Parafjala më shkruhet kurdoherë para datave, kur ato përdoren si plotës kohe brenda një fjalie:
Mbledhja u hap të hënën, më 20.XI.1972; Mbledhja bëhet të shtunën, më 1 shtator 1973 etj.
Gjuha shqipe - Drejtshkrimi