martedì 25 giugno 2013

Ë-ja pastheksore

Ë-ja pastheksore
§ 6
Shkruhet ë-ja pastheksore:

a) tek emrat femërorë më -ëz, tek emrat e mbiemrat mashkullorë më -ës, -ësh dhe te femërorët përkatës, në të gjitha trajtat e lakimit të tyre. drejtëz - (i, e një) drejtëze, drejtëza, drejtëzës, drejtëzën, drejtëzat, drejtëzave, drejtëzash; fshikëz-a, gjuhëz-a, këmbëz-a, kryqëza-t, lidhëz-a, pjesëz-a, thonjëza-t, verdhëz-a; ardhës-i, blerës - (i, e një) blerësi, blerësi, blerësin, blerësit, blerësve, blerësish, blerëse, blerëseje, blerësja, blerëses, blerësen, blerëset, blerëseve, blerësesh; brejtës-i, çelës-i, endëse, endësja, folës-i, grykëse, grykësja, gjykatës-i, herës-i, mbledhës-i, mjelëse, mjelësja, mundës-i, nëpunës-i, nxënës-i, nxënëse, përgjegjës-i, qitës-i, qitëse, shpikës-i, vendës-i, zëvendës-i, zgjedhës-i, zgjedhëse etj.; po kështu shkruhen edhe Durrës-i, Kukës-i, Lëkurës-i, Qukës-i etj.; (trekëndësh) barabrinjës, (lëndë) djegëse, (makinë) korrëse, (forcë) lëvizëse, (makinë) qepëse, (makinë) shirëse etj.; dyzetkëmbësh-i, mijëshe, mijëshja, pesëshe, pesëshja, pesëgarësh-i, qindëshe - (i, e një) qindësheje, qindëshja, qindëshes, qindëshen, qindëshet, qindësheve, qindëshesh; tetërrokësh-i etj.; (shtëpi) dykatëshe, (veturë) katërvendëshe, (lule) shumëngjyrëshe etj.;


b) te mbiemrat me -ët në të gjitha trajtat e lakimit të tyre: i cekët - (i, e një) të cekëti, të cekët, i cekëti, të cekëtit, të cekëtin, të cektësish, të cekëtve; e cekët - (i, e një) të cekëte, të cekët, e cekëta, së cekëtes, të cekëtën, të cekëtash, të cekëtave; (i, e) dobët, (i, e) errët, (i, e) lagët, (i, e) kthjellët, (i, e) ngathët, (i, e) përbashkët, (i, e) shkathët, (i, e) ulët, (i, e) zbrazët etj.

Shënim. Mbiemrat e formuar prej një teme më -h shkruhen me -të. Këta mbiemra e ruajnë -ë-në edhe përpara nyjës -t të emërores e të kallzores së shquar të njejsit asnjanës e të shumësit të gjinisë mashkullore, si edhe përpara mbaresave -sh - vei ftohtë - të ftohtët, të ftohësh, të ftohtëve; i lehtë - të lehtët, të lehtësh, të lehtëve; i mprehtë - të mprehtët, të mprehtësh, të mprehtëve; i nxehtë - të nxehtët, të nxehtësh, të nxehtëve etj.

c) te trajta e vetës së dytë njëjës e së tashmes lidhore të foljeve me temë më bashkëtingëllore: të dalësh, të flasësh, të hapësh, të marrësh, të mbyllësh, të mbledhësh, të ndezësh, të presësh, të prishësh, të zhdukësh etj.
§ 7
Nuk shkruhet ë-ja pastheksore:

a) tek emrat dhe mbiemrat më -ël, -ër, -ërr dhe tek emrat mashkullorë më -izëm, -azëm, gjatë lakimit, kur pas këtyre fundoreve vjen një zanore: bukël, bukla, pupël - (i, e një) puple, puplës, puplën, puplat, puplave, puplash; vegël, vegla etj.; ajër, ajri, çadër, çadra, dimër, dimri, drapër, drapri, dhelpër - (i, e një) dhelpre, dhelprës, dhelprën, dhelprat, dhelprave, dhelprash; dhëndër, dhëndri, egjër, egjri, emër, emri, gënjeshtër, gënjeshtra, gjarpër, gjarpri, kulpër, kulpra, lakër, lakra, letër, letra, lundër, lundra, misër, misri, numër, numri, thundër, thundra, urdhër, urdhri, vepër, vepra, zemër, zemra etj.* dokërr, dokrra, endërr, ëndrra, kokërr - (i, e një) kokrre, kokrrës, kokrrën, kokrrat, kokrrave, kokrrash; vjehërr - vjehrri, vjehërr – vjehrra etj.; anarkizëm - (i, e një) anarkizmi, anarkizmit, anarkizmin; ateizëm, ateizmi, çiklizëm, çiklizmi, majtizëm, majtizmi, marksizëm-leninizëm, marksizëm-leninizmi, materializëm, materializmi, pleonazëm, pleonazmi, reumatizëm, reumatizmi, sarkazëm, sarkazmi, socializëm, socializmi etj.; i ëmbël, i ëmbli, i vogël - (i, e një) të vogli, i vogli, të voglit, të voglin, të vegjlit, të vegjlish; i ashpër - (i, e një) të ashpri, të ashprit, të ashprin, të ashprish; i çiltër, i çiltri, i gjelbër, i gjelbri, i kaltër, i kaltri, i pastër, i pastri, i shtrembër, i shtrembri, i shurdhër, i shurdhri, i verbër, i verbri, i vjetër, i vjetri etj.;

*) Zanorja -ë pastheksore e mbaresës -ër të shumësit të emrave mashkullorë shkruhet në të gjitha rasat gjatë lakimit: etër - etërit, etërve, etërish; kunetër, mbretër, shtretër etj.

b) te mbiemrat më -ëm e më -shëm gjatë lakimit kur pas këtyre prapashtesave vjen një zanore ose një ji jashtëm - (i, e një) të jashtmi, i jashtmi, të jashtmit, të jashtmin, të jashtmish; e jashtme, i mesëm, i mesmi, e mesme, i sotëm, i sotmi, e stome - (i, e një) të sotmeje, e sotmja, së sotmes, të sotmen, të sotmet, të sotmeve, të sotmesh; i vetëm, i vetmi, e vetme etj.; i ardhshëm - (i, e një) të ardhshmi, i ardhshmi, të ardhshmit, të ardhshmin, të ardhshmish; e ardhshme - (i, e një) të ardhshmeje, e ardhshmja, së ardhshmes, të ardhshmen; i atjeshëm, i atjeshmi, e atjeshme, i besueshëm, i besueshmi, e besueshme; i dukshëm, i dukshmi, e dukshme; i ndershëm, i ndershmi, e ndershme; i pathyeshëm, i pathyeshmi, e pathyeshme; i shijshëm, i shijshmi, e shijshme; i shkëlqyeshëm, i shkëlqyeshmi, e shkëlqyeshme etj.;

c) para prapashtesave -shëm dhe -të në të gjitha trajtat e mbiemrave të formuar prej tyre: i natyrshëm, e natyrshme (natyrë), i përkohshëm, e përkohshme (kohë), i pjesshëm, e pjesshme (pjesë), i përbotshëm, e përbotshme (botë), (i, e) lëkurtë (lëkurë), (i, e) njëmijtë (mijë), (i, e) pestë (pesë), (i, e) përpiktë (pikë) etj.;
ç) te gjymtyra e parë e trajtave të përngjitura të habitores: ardhkam, humbkam, marrkam, paskam, qenkam etj.; paskësha, qenkësha etj.



Gjuha shqipe - Drejtshkrimi