Duke marrë shkas nga kriza linguistike që po kalon këto kohë vendi ynë, e pamë të arsyeshme të publikojmë drejtishkrimin e gjuhës shqipe i cili është më i domosdoshëm se kurrë. Në radio, televizion, libra, gazeta, revista, romane akoma dhe në parlament apo dhe në televizionin publik shqiptar, askush nuk shkruan dhe flet më gjuhën tonë të bukur dhe të pastër zyrtare, por e ndotim keqas me fjalë e terma të huaj dhe dialektizma. Për të mos përmëndur pastaj internetin i cili është në mëshirë të fatit dhe se askush nuk shkuan pastër dhe saktë më. Shkonjat Ë dh Ç dy shkronjat më karakteristike që gjuhës sonë të cilat na dallojnë dhe na veçojnë nga të tjerët, rrallë hasen në internet dhe jo vetëm kjo, por nuk i gjen as edhe në dokumentet shtetërorë zyrtarë që në fakt sipas ligjit është diçka e paligjshme. Thjesht pyesni veten mund të shkojë dikush me emrin Çlirim Mëhilli të tërheqë nga një bankë, të holla me një çek, në të cilin shkruhet Clirim Mehilli. Absolutisht që jo. Gjithsesi do të publikoj dhe një ndihmesë për shtimin e gjuhës shqipe në tastjerë.
martedì 25 giugno 2013
SHKRIMI I DATAVE
SHKRIMI I DATAVE
§ 102
Kur në datat e plota muaji shkruhet me shifra (arabe ose romake), pas shënimit të datës dhe të muajit vihet një pikë:
20.VII.1973 ose 20.7.1973 (dhe jo 20/7/1973 ose 20-VII-1973) etj.
§ 103
NDARJA E FJALËVE NË FUND TË RRESHTIT
NDARJA E FJALËVE NË FUND TË RRESHTIT
§ 96
Ndarja e fjalëve në fund të rreshtit mbështetet kryesisht në ndarjen e fjalëve në rrokje, duke marrë parasysh edhe strukturën morfologjike të fjalës.
§ 97
Fjalët njërrokëshe nuk ndahen në fund të rreshtit: afsh, ankth, bulkth, çmend, dash, dru, kënd, kopsht, lak, lëng, i lig, ngjall, shkrep, shkrumb, tremb, thumb, vrull, zmbraps etj.
§ 98
PËRDORIMI I SHKRONJAVE TË MËDHA
PËRDORIMI I SHKRONJAVE TË MËDHA
§ 70
Shkronja e madhe përdoret për të dalluar emrat e përveçëm dhe emërtimet e barasvlershme me ta nga emrat e përgjithshëm.
§ 71
Shkruhen me shkronjën e parë të madhe emrat dhe mbiemrat e personave, epitetet ose ofiqet (nofkat) që janë pjesë përbërëse e tyre si edhe pseudonimet: Ali Kelmendi, Avni Rustemi, Dedë Gjo Luli, Gjergj Elez Alia, Gjergj Kastrioti, Gjeto Basho Muji, Gjin Bua Shpata, Gjon Buzuku, Ismail Qemali, Naim Frashëri, Pjetër Budi, Rrapo Hekali etj.; Aleksandër Dyma Biri, Gavril Dara i Riu, Gjergj Balsha i Parë, Gjergj Qimekeqi, Ivani i Tmerrshëm, Rikard Zemërluani, Leka i Madh, Lleshi i Zi, Mark Shalëgjati, Nikolla Këmbëleshi etj.; Asdreni, Buburicka, Çajupi, Dokë Sula, Jakin Shkodra, Migjeni, Platonicus, Rushit Bilbil Gramshi, etj.
SHKRIMI I FJALËVE NJËSH, NDARAS DHE ME VIZË NË MES
SHKRIMI I FJALËVE NJËSH, NDARAS DHE ME VIZË NË MES
§ 67
Shkruhen njësh të gjitha ato njësi që nga pikëpamja leksikore përbëjnë një fjalë të vetme* dhe ndaras ato njësi që janë pjesë e një togfjalëshi, e një lokucioni ose e një emërtimi të përbërë.
*) Për fjalët e këtij tipi që shkruhen me vizë lidhëse ne mes, shih më poshtë § 68.
A. Shkruhen njësh, si një fjalë e vetme, pa vizë në mes:
a) fjalët me parashtesa: antifashist, antiimperialist, i derisotshëm, joantagonist, (folje) jokalimtare, jokapitalist, joproletar, jozyrtar, kundërsulm, kundërvënie, i mëparshëm, i mëvonshëm, mospërfillje, mossulmim, nëndrejtor, nënndarje, nëntoka, i paaftë, paaftësi, i pabesë, i papërshtatshëm, parregullësi, i parregullt, pasiguri, i pashkollë, i pashpresë, i paraçlirimit, parafytyrim, i parakohshëm, parashkollor, (periudha) e pasluftës, prapaskenë, riatdhesim, sipërmarrje etj.;
b) fjalët e përbëra me lidhje përcaktore ndërmjet gjymtyrëve të tyre: anarkosindikalist, armëpushim, asimzenelas, (i, e) ashtuquajtur, bajramcurras, bakërpunues, ballëgjerë, ballëhapur, ballëlart, bashkatdhetar, bashkëjetesë, bashkëveprim, besëlidhje, besëpakë, bishtdhelpër, bojargjend, bojëbizele, bojëçelik, bojëfinjë, bojëgështenjë, bojëgrurë, bojëgjak-e, bojëlimon, bojëmanushaqe, bojëmjaltë, bojëportokall, bojëshegë, bojëtjegull, bojëtullë, bojëvjollcë, bojuthull, bollujsë, botëkuptim, breshkujëse, buzëpaqeshur, buzëqeshur, datëlindje, dëmshpërblim, ditëlindje, disavjeçar-e, dobiprurës, dorëcung, dorështrënguar, dorëzonjë, dredhalesh, dritëshkurtër, druprerës, duarkryq, duarlidhur, duarplot, dyfish, dyvjeçar, dhjetëgarëshi, dhjetëvjeçar, elektromagnetik, elektromekanik, faqebardhë, faqekuq, fatpadalë, fjalëformim, fjalëkryq, fletanketë, fletëdalje, fletëhyrje, fletëlavdërim, fletërrufe, flokëgështenjë, flokëpakrehur, flokëverdhë, fotoekspozitë, fotoreporter, fuqiplotë, furrnaltë, frymëmarrje, gurgdhendës, gurkali, gjeneralkolonel, gjeneralmajor, gjuhëlopë, gjuhënuse, gjysmagjeli, gjysmanalfabet, gjysmëhënë, gjysmëkoloni, gjysmëproletar, gjysmëzyrtar, hekurthyes, hekurudhë, hirplotë, ideoestetik, jashtëshkollor, juglindje, katërkëndësh, këmbëkryq, këmbëngulje, këpucëbërës, kokëfortë, kokëshkëmb, kokulur, korparmatë, krahabishtshkulë, krahëhapur, kryekomandant, kryemjek, kryemjeshtër, kryeqytet, kryeredaktor, kryeradhë, kryerresht, kryetrim, kryevend, kryeveteriner, kundëradmiral, kundërpeshë, kundërpërgjigje, kundërsulm, kundërveprim, leshracullufedredhur, letërnjoftim, liridashës, luftanije, luftënxitës, luledele, lelefilxhan, lulelakër, lulemëllagë, lulemustak, luleshqerrë, luleshtyrdhe, lulëgjake, lulëkuqe, marrëveshje, mesoburrë, mosmarrëveshje, mustaqepadirsur, nacionalçlirimtar, (shtresa) naftëgazmbajtëse, ndihmësministër, ndihmësmjek, ndihmësveteriner, neofashist, orëndreqës, paqedashës, paraardhës, parathënie, paragjykim, parakalim, pararojë, pesëgarësh, pesëmbëdhjetëditëshi, pikëmbështetje, pikënisje, pikëpamje, pikëpyetje, pikësynim, pjesëmarrës, pjesëmarrje, i porsaardhur, i porsalindur, postbllok, prapambetje, praparojë, prapavijë, procesverbal, projektbuxhet, projektplan, pulëbardhë, pulëdushke, qindvjetori, qymyrguri, radiodhënës, radiomarrës, radiopërhapje, rrobalarëse, rrobaqepës, rrugëdalje, socialdemokrat, symbyllyrazi, sypatrembur, syshqiponjë, syzi, shkozëbardhë, shkozëzezë, i shumanshëm, shumëfishi, shumëfishoj, tejkaloj, tejpamës, (e kryer) e tejshkuar, teneqepunues, tetorëshi, trefish, trevjeçar, truprojë, udhëheqës, udhëheqje, udhëkryq, ultratingull, vajguri, vajgursjellës, vendburim, vendkalim, vendlindje, vendqëndrim, vendrojë, vendvarrim, vetëshërbim, vetëvendosje, vojokushas, vullnetmirë, zemërgur, zemërmirë, zëvendëskryeredaktor, zëvendësministër etj.
SHKRIMI I PJESËZAVE DHE PARAFJALËVE
SHKRIMI I DISA PJESËZAVE DHE PARAFJALËVE
§ 62
Trajtat foljore që formohen me do të shkruhen zakonisht të plota: do të shkoj, do të shkoja, do të kem shkuar, do të kisha shkuar etj.
§ 63
Pjesëza të, që vihet përpara lidhores ose përpara pjesores, shkruhet rregullisht në të gjitha rastet e përsëritjes së trajtave foljore përkatëse bashkë me parafjalët që mund të ketë përpara (për, me): të jetojmë, të punojmë dhe të mendojmë si revolucionarë etj.; për të studjuar, për të kuptuar dhe për të zbatuar drejt udhëzimet; me të arritur e me të parë gjendjen, ai mori masa etj. (dhe jo: të jetojmë, punojmë dhe mendojmë si revolucionarë; me të arritur e parë gjendjen, ai mori masa etj.).
SHKRIMI I NYJËS SË PËRPARME
SHKRIMI I NYJËS SË PËRPARME
§ 45
Emrat në rasën gjinore shkruhen me nyjë të përparme (i, e, të, së): ndërmarrja e ndërtimit, ndërmarrjes së ndërtimit; Partia e Punës, Partisë së Punës; pasuria e shtetit, pasurisë së shtetit etj.; dyqani i luleve, dyqanit të luleve; rrethi i Tiranës, rrethit të Tiranës; shtëpive të fshatit; arave të kooperativës; ndërmarrjeve të ndërtimit; puseve të naftës; detyrave të ditës; mbjelljeve të vjeshtës etj.
§ 46
Kur një emër i rasës gjinore vjen pas një emri tjetër në rasën gjinore a dhanore njëjës të pashquar, shkruhet me nyjën e përparme të, pavarësisht nga gjinia që ka emri para tij: diploma e një studenti të Institutit Bujqësor; diploma e një sutdenteje të degës elektrike; norma e një punëtoreje të fabrikës së tjerrjes; çmimi iu dorëzua një atleti të skuadrës kombëtare; leshi i njëdeleje të racës merinos; banorët e një pjese të lagjeve të reja etj.
TRAJTAT TË SHUMËSIT TË EMRAVE DHE TË MBIEMRAVE
1. DISA TRAJTA TË SHUMËSIT TË EMRAVE DHE TË MBIEMRAVE
§ 38
Nga emrat femërorë më -ë, shkruhen në shumës:
a) me mbaresën -a emra si: ara-t, arra-t, arka-t, banka-t, banja-t, barka-t, biseda-t, bisha-t, detyra-t, fara-t, faza-t, forma-t, fusha-t, fytyra-t, kazma-t, këpurdha-t, kisha-t, klasa-t, lopata-t, maja-t, mënyra-t, mynxyrat, napa-t, natyra-t, nevoja-t, nyja-t, pëlhura-t, pisha-t, pulpa-t, qafa-t, rroba-t, shembëlltyra-t, shtëllunga-t, toka-t, thika-t, veta-t, vlera-t;
b) me -ë, ashtu si në njëjës, emra si: anë-t, bathë-t, bjeshkë-t, dallgë-t, degë-t, fletë-t, gojë-t, kofshë-t, lëpjetë-t, llërë-t, mollë-t, pjesë-t, pjeshkë-t, rrugë-t, strehë-t, shegë-t, udhë-t.
FJALË ME PREJARDHJE TË HUAJ
FJALË ME PREJARDHJE TË HUAJ
Fjalët me prejardhje të huaj që kanë hyrë në gjuhën tonë kryesisht pas Shpalljes së Pavarësisë, në përgjithësi nëpërmjet gjuhës së shkruar, dhe që i takojnë sidomos terminologjisë tekniko-shkencore, shkruhen kështu:
a) Fjalët që kanë -ia-, -ie-, -io-, -iu-, me i të patheksuar në trup të tyre, shkruhen me -ia-, -ie-, -io-, -iu- dhe jo me -ja-, -je-, -jo-, -ju-: -ia-: amiant, australian, austriak, aviator, aziatik, ballkaniadë, bolivian, brazilian, diabet, diagnozë, diagonale, diagramë, dialekt, dialektik, dialog, diamant, diametër, diapazon, diapozitiv, diare, diatezë, dhiatë, elegjiak, financiar, fiziatër, gjenial, gjeorgjian, imperialist, indonezian, industrial, iranian, italian, (kalendari) gregorian, (kalendari) julian, kambial, kardiak, kolonial, kolonializëm, material, materializëm, miliard, olimpiadë, pediatër, piano, pianist, psikiatër, racial, special, specialist, variant etj.;
TAKIME BASHKËTINGËLLORESH
TAKIME BASHKËTINGËLLORESH TAKIMI I T-SË ME SH-NË
§ 31
Te mbiemrat e formuar me prapashtesën -shëm dhe te trajtat e dëshirores, kur sh-ja e prapashtesës takohet me -t-në e temës, shkruhen që të dyja këto bashkëtingëllore (pa u asimiluar në ç): i begatshëm, i çuditshëm, i mërzitshëm, i ndritshëm, i përbotshëm, i përditshëm, i përmotshëm, i përshpirtshëm, i përshtatshëm, i përvitshëm, i sotshëm, i vjetshëm etj.; arritsha, arritsh, arritshim, arritshi, arritshin; ditsha, fjetsha, futsha, goditsha, gjetsha, këputsha, matsha, mbetsha, mbytsha, ndritsha, ngritsha, ngutsha, pritsha, shëtitsha, tretsha, vërtitsha, vërvitsha etj.; por paça, vajça.
Shënim. Në pajtim me shqiptimin e sotëm letrar, shkruhen me ç: i moçëm; fëmija është pesë vjeç, por: para (pas) dhjetë vjetësh.
GRUPE BASHKËTINGËLLORESH
GRUPE BASHKËTINGËLLORESH
MB, ND, NG, NGJ
§ 30
Grupet e bashkëtingëlloreve mb, nd, ng, ngj shkruhen të plota si në fillim, ashtu edhe në trup e në fund të fjalës:
mb: mbaj, mbaroj, mbesë, mbetem, (për)mbi;, mbij, mbjell, mbush, mbyt; dhëmbët, i ëmbël, këmbë, kumbull, thembër; gjemb, humb, krimb, plumb, shkëmb etj.;
nd: ndaj, ndej, nder, ndesh, ndër, ndërmarrje, ndërmjetës, ndërtoj, ndihmoj, ndjek, ndjell, ndodhem, ndrag, ndriçoj, nduk; andej, këndej, këndoj, mandej, mundoj, përmendsh, prandaj, sandall (mjet lundrimi); asgjëkund, askënd, fund, kurrkund, kuvend, mend, mund, përmend, vend etj.;
NJ-JA NË TRUP E NË FUND TË FJALËS
NJ-JA NË TRUP E NË FUND TË FJALËS
§ 29
Shkruhen me nj e jo me j:
a) emrat femërorë me nj në trup të fjalës: banjë, bitonjë, brinjë, finjë, gështenjë, mushkonjë, rrëfenjë, rrënjë, shkronjë, shushunjë, thinja-t, ulkonjë, zonjë etj.;
b) mbiemrat e formuar nga një temë më -nj: (i, e) florinjtë, (i, e) drunjtë, (i, e) grunjtë, (i, e) penjtë etj.; po kështu (i, e) shenjtë, (i, e) shtrenjtë;
FJALËT ME RR
FJALËT ME RR
§ 28
Duke u mbështetur në shqiptimin letrar të sotëm, shkruhen me rr:
a) në fillim të fjalës:
emrat: rraboshtë-a, rradake, rrafsh, rrahës-i, rrah-u, rraketake, rrangulla, rrap, rrapëllimë, rraqe, rraskë-a, rrasht, rrashtë, rrathje, rravgim, rrebesh, rrebull, rreckë, rregull, rrem (lopatë e barkës), rremb (degë, damar), rrenë, rreng, rrepë, rresht, rreshter, rreth, rreze, rrezg-u, rrezik, rrezhde-ja, rrëcok-u, rrëfanë, rrëfenjë-a, rrëfim, rrëgallë, rrëkajë, rrëke-ja, rrëmet, rrëmore, rrëmujë, rrëndës, rrënxak, rrënjë, rrëpirë, rrëqebull, rrëshaje-t, rrëshek, rrëshiq, rrëshirë, rrëzall, rrëzë, rrip, rriqër, rriskë, rrjetë, rrobë, rrobull, rrodhe, rrogë, rrungajë, rrush, rrushkull, rruzull, rryell, rryl, rrymë, rrypinë etj.;
mbiemrat: (i, e) rallë, (i, e) rremë, rremash, (i, e) rreptë, (vezë) rrufkë etj.;
foljet: rrah, rrapëllij, rras, rravgoj, rrej, rrekem, rreshk, rrëfej, rrëgjoj, rrëkllej, rrëmbej, rrëmih, rrënoj, rrëqethem, rrëshqas, rrëzoj, rri, rrit, rrjedh, rrjep, rroj, rroftë, rrok, rrokullis, rropatem, rruaj, (p.sh.) rruaj mjekrrën, por ruaj shtëpinë), rrudh etj.;
ndajfoljet: rrallë, rreth e rrotull, rrokopujë, rrotull, rrumbull, rryeshëm etj.;
SHKRIMI I BASHKËTINGËLLORES H
SHKRIMI I BASHKËTINGËLLORES H
§ 27
Duke u mbështetur në shqiptimin letrar dhe në traditën e shkrimit, shkruhen me h:
a) në fillim të fjalës: ha, habit, halë, hamshor, hamullore, hap, harabel, hardhi, hardhucë, hark, hartë, harr, harroj, hedh, helm, hell, heq, herë, hero, hesht, heshtë, hënë, e hënë, hi, (i, e) hidhur, hije, hikërr, hingëllin, hinkë, hipi, hir, hirrë, hithër, hoje, i hollë, hop, hosten, hov, hu, hua, i huaj, hudhër, humb-as, hundë, hurdhë, hutoj, hyj, etj.
Këtu hyjnë edhe një numër fjalësh të burimit turk: haber, hajat, hajdut, hajmali, hajvan, hak, haliç, hall, hallë, hallkë, hallvë, hamall, hamam, hambar, han, haraç, harar, harem, harxh, hase, hasëll, hasm-i, hasude, hashash, hashure, hata, hatull, hava, havan, hejbe, hem ... hem, hendek, hiç, hile, hise, hordhi, hashaf, huq, hurmë, hyzmet etj.;
SHKRIMI I J-SË
SHKRIMI I J-SË
§ 25
Shkruhen me j:
a) emrat ku j-ja ndërzanore i përket temës, si edhe fjalët e formuara prej tyre: anije - anija, anijes, anijen, anijet, anijeve, anijesh, anijetar; batanije - batanija, batanijes, batanijen, batanijet, batanijeve, batanijesh; dije - dija, dijes ... dijeni, dijetar, i dijshëm, vetëdije; fije - fija, fijes ..., fijezor-e, fijezoj, fijezim, fijor-e; hije - hija, hijes... i hijshëm, hijeshi, hijesira-t, hijerëndë etj.; korije - korija, korijes, etj.; shije - shija, shijes etj.; bijë - bija, bijës, bijën, bijat, bijave, bijash; fëmijë - fëmija, fëmijës, fëmijën, fëmijët, fëmijëve, fëmijësh, fëmijëri; mijë - mija, mijës etj.; nyjë - nyja, nyjës, nyjën, nyjat, nyjave, nyjash, nyjshëm, (i, e) nyjëzuar, nyjëzim; pajë - pajime-t, pajis, pajisje, i pajisur; shkëndijë - shkëndija, shkëndijës, shkëndijim; ujë - uji, ujit... ujis, ujitje; vijë - vija, vijës... vijoj, përvijoj, vijim etj; çaj - çaji, çajit, çajin; faj - faji, fajit, fajin; kallaj - kallaji, kallajit, kallajin, kallajis; lloj - lloji, llojit; maj - maji, majit, majin; skaj - skaji, skajit; vaj - vaji, vajit, vajin etj;
SH - ZH - Ç - S -Z
SH / ZH / Ç NISTORE
§ 23
Fjalët me sh / zh / ç nistore shkruhen kështu:
a) me sh-, kur kjo ndiqet nga një bashkëtingëllore e shurdhët (f, k, p, q, t, th etj.): shfajësoj, shfaq, shfaqje, shfaros, shfryj, shfrytëzoj; shkallmoj, shkarkoj, shkatërroj, (i, e) shkathët, shkëlqej, (i, e) shkëlqyer, shkëmbej, shkëput, shkombëtarizoj, shkoq, shkreh, shkrep, (i, e) shkrifët, shkrij, shkujdesem, shkul; shpalos, shpall, shpallje, shpërblim, shpërdorim, shpërndaj, shpjegoj, shpjegim, shpif, shpikje, shpoj, shporr, shprish, shpronësoj, shpyllëzim; shqep, shqetësoj, (i, e) shquar; shtjelloj, shtrydh; shthur, shthurje etj.;
b) me zh-, kur kjo ndiqet nga një bashkëtingëllore e zëshme (b, d, g, gj, v): zhbart, zhbëj, zhbiroj, zhbllokoj; zhdavarit, zhdëmtoj, zhdoganoj, zhdredh, (i, e) zhdrejtë, zhduk; zhgënjej, zhgënjim, zhgërryej; zhgjakësohem, zhgjandërr; zhvat, zhvendos, zhvesh, zhvilloj, zhvillim, zhvleftësim, zhvoshk etj.
BASHKËTINËLLORET E ZËSHME
BASHKËTINËLLORET E ZËSHME NË FUND E NË TRUP TË FJALËS
§ 22
Bashkëtingëlloret e zëshme b, d, dh, g, gj, v, x, xh, z, zh shkruhen si të tilla, ashtu siç shqiptohen kur janë përpara një zanoreje, edhe kur gjenden në fund të fjalës ose në trup të saj përpara një bashkëtingëlloreje të shurdhët a përpara bashkëtingëllores n: elb (elbi), gjemb (gjembi), u kalb (u kalba), korb (korbi), lab (labi), tob (robi); invalid (invalidi), fund (fundi), kënd (këndi), hibrid (hibridi), mund (mundi), qind (qindi), standard (standardi), shkund (shkunda), vend (vendi); bredh (bredhi), dredh (drodha), gardh (gardhi), lidh (lidhëm), livadh (livadhi), ndodh (ndodhet), ndrydh (ndrydhet), zbardh (zbardha);breg (bregu), burg (burgu), djeg (djegim), larg (i largët), lëng (lëngu), i lig (i ligu), prag (pragu), shteg (shtegu), varg (vargu), zog (zogu); mos e digj (digje), ligj (ligji), u përgjigj (u përgjigjën), qengj (qengji); hov (hovi), urov (urovi); borxh (borxhi), tunxh (tunxhi), xhuxh (xhuxhi); bixhoz (bixhozi), brez (brezi), çamçakëz (çamçakëzi), dorëz (dorëza), filiz (filizi), gaz (gazi), hauz (hauzi), ndez (ndeza), njerëz (njerëzit), oriz (orizi), pullaz (pullazi), rrogoz (rrogozi); garazh (garazhi), shantazh (shantazhi) etj.; humbte, humbka, humbsha, humbni, i elbtë, labçe; mundte, mundka, mundsha, mundni, i mundshëm, vendqëndrim, vendstrehim, vendtakim; i bredhtë, mblidhte, mbledhka, mbledhsha, mblidhni; lagte, lagka, lagsha, lagni; digjte, digjni; hovte, hovka, hovtë, hovni, i hovshëm; ndizte, ndezsha, ndizni etj.
Iscriviti a:
Post (Atom)